English

Milano, binjakët lindin një muaj larg nga njëri-tjetri

Milano, 17 maj, NOA – Kanë lindur një muaj larg nga njëri-tjetri. Për mjekët lindja e binjakëve, një muaj larg njëri-tjetrit është shkencërisht relevante. Për klinikën Mangiagalli ky është rasti i parë në historinë e saj. Nadia Rici, 41vjece, nëna e binjakëve Gregory dhe Leonardo rrezikohej nga një lindje e parakohshme në javën e 24-t dhe për këtë arsye ndodhej në rrezik.

Por ekipi i kryesuar nga shefi i obstetrikës, Luigi Fedele, me Fabio Mosca dhe mjekët Gabriele Rossi, Manuela Wally, Barbara Acaia, kanë miratuar një zgjidhje për të mbajtur gjallë të dy fëmijët.

"Me kujdes të madh dhe vëmendje kemi prerë kordonin e kërthizës së parë, për të siguruar që tjera të vazhdonte të rritej në barkun e nënës - shpjegon Manuela Wally – ndërhyrja ishte e suksesshme, dhe Leonardo, fëmija i dytë u lind në javën e 28-të të shtatzënisë. Gregory, binjaku i parë në momentin e lindjes peshonte 650 gram dhe mezi merrte frymë.

Tani ai peshon 1 kilogram dhe 520 gram, dhe merr frymë lirisht. Leonardo, i cili peshonte 1 kg dhe 80 gram në lindje, tani është 1 kilogram e 535 gram.

"Si të gjitha foshnjat e vogla të parakohshme, ai është ndjekur 24 orë në 24 - thotë profesor Fabio Mosca,- e ëma vjen në spital çdo ditë". Ndoshta binjakët do të shohin shtëpinë e tyre në korrik-gusht.

Raste të tilla janë të rralla. Analet e mjekësisë raportojnë historinë e dy binjakëve të lindur në data të ndryshme, në New Orleans në vitin 1995, në Edinburg në vitin 2000.

a.e./NOA

KOMENTE