Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Policia e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje.
Rasti i parë është i një shtetasi Turk, i quajtur Husnu Kemal Taip Vatansever, 53 vjeç, lindur në Tetovë të Maqedonisë, i cili i arrestua mesditën e djeshme në Laprakë, pas akuzës së vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ndërkaq po dje në kryeqytet u krye një tjetër arrestim në flagrancë i shtetasit Viktor
Prek Hoti, 18 vjeç, banues në Gorre, Komuna Fushë Kuqe, Kurbin.
Arrestimi i Hotit u krye sepse mbrëmë në Bulevardin “Zogu i Parë”, në afërsi te bar-kafe “Nju Jork” i ka marrë nga dora shtetasit Ledjon Xhevdet Toçi, shumën e parave prej 5000 lekësh.
a.y/NOA