English

Pasqyra e Shtypit, 17 maj 2011

Tiranë, 17 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 17 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin, “Tiranën nuk e luan Topi”, i cili pasqyron një intervistë të kreut të PS-së në lidhje me rezultatin në kryeqytet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ndërtimorja i shemb shtëpinë në Durrës fituesit të komunës në Malzi”, “Revoltë masive në Vlorë, ekipi i Skënderbeut nxirret fshehtas nga stadiumi”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Opozita kundër, KQZ vendos hapjen e kutive të votimit në Rrëshen”, i cili flet për hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet vendore në Rrëshen. Disa tituj të tjerë janë; “KQZ nis llogaritjen për rezultatin e Tiranës, Gjata: Fletët në kutitë e gabuara numërohen”, “Çiljeta: Pse më pëlqejnë meshkujt me muskuj”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor, “KQZ, të premten rezultati”, i cili flet për procedurat e ndjekura për rezultatin në kryeqytet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Qosja: Shërbestarët e regjimit të Berishës”, “Margarita Xhepa: Ja pengjet e Alibalit”, “Pavioni i terrorit, fotografitë makabre të terrorit komunist”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Tirana, KQZ, vendim me 5 vota” i cili flet për takimin e djeshëm mes ambasadorëve dhe kreut të KQZ-së, Arben Ristani. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rebelohen tifozët vlonjate, dhunë mbi futbollistët e Skënderbeut”, “Hetimet, 27 të plagosur me armët e Gardës”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Mazhoranca fiton veç bashkisë së Tiranës dhe 7 nga 11 minibashki”, i cili flet për rezultatin e fundit të garës për minibashkitë në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Thellohet rezultati, “Aleanca për Qytetarin” 139 mijë vota më shumë se opozita”, “Flamurtari “hakmerret” me dhunë ndaj Skënderbeut”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE