English

PD: Edi Rama do kërkojë revoltë po u numëruan votat

Tiranë, 17 maj 2011, NOA Update – Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi nga selia blu se Edi Rama do të kërkojë revoltë, nëse numërohen ligjërisht të gjitha votat.

Për këtë Tabaku iu referua dyndjes me orë të tëra të deputetëve socialistë në sallën e mbledhjeve të KQZ-së, dhe deklaratave të tyre, duke theksuar sakaq se “Është bërë e qartë nga veprimet e Edi Ramës se nëse të gjitha votat numërohen sipas një proçesi të ligjshëm, ai nuk fiton”.

Kryesuesja e listës së demokratëve për Këshillin bashkiak të Tiranës tha se nga veprimet e Edi Ramës është bërë e qartë se duke bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ai në mënyrë të dëshpëruar kërkon të anashkalojë proçesin e ligjshëm për përfitimet e tij personale.

“Është bërë e qartë nga veprimet e Edi Ramës se ai kërkon të mbysë zërat e qytetarëve pasi nuk i pëlqeu ajo që ato thanë. Është bërë e qartë nga veprimet e Edi Ramës se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen”, tha Tabaku.

Sipas saj është tashmë e qartë se të gjithë qytetarët janë të lodhur nga veprimet e Edi Ramës dhe janë të gatshëm të shkojnë përtej luftrave politike.

Këtu Tabaku ripërsëriti se Edi Rama ka frikë nga numërimi i çdo vote, për shkakun e vetëm se ai nuk fiton në Tiranë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Kuqeziu04:16 - 18 Maj 2011
    Vete parrulla e Edi Rames "E vetmja rruge" eshte diktatoriale. Demokracia kerkon numurimin e te gjitha votave. Nuk ka rendesi se c'ne kuti jane futur votat, por vullneti i votuesit. Pershendes Jorida Tabakun per deshiren dhe sakrificen per t'i sherbyer kryeqytetit. Me ne fund nje bije autoktone e Tiranes ne krye te Keshillit Bashkiak!