English

PD: Edi Rama nuk fiton nëse numërohen të gjitha votat

Tiranë, 17 maj 2011, NOA – Pak momente pas largimit të deputetëve socialistë nga selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve reagoi edhe selia blu duke ripërsëritur se me numërimin e të gjitha votave, duke iu referuar atyre të kontestuara, Edi Rama nuk fiton.

Ishte kryesuesja e listës së PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, e cila në një deklaratë të shkurtër nga selia blu, theksoi se Edi Rama po kërkon të mbysë zërin e qytetarëve.

Sipas zonjës Tabaku është pikërisht ky argumenti i Ramës për moslejimin e numërimit të fletëve të votimit të vlefshme për kryetarin e bashkisë, të hedhura gabimisht në kutitë e tjera.

“Në mënyrë të dëshpëruar Edi Rama po kërkon të mbysë zërin e qytetarëve”, tha Tabaku. Ajo akuzoi Edi Ramën se po bën gjithçka vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e tij.

Në këtë kontekst, Tabaku theksoi se është pikërisht nga frika e humbjes që Edi Rama konteston numërimin e të gjitha votave.

mit/NOA

KOMENTE