English

Perimet, kaliumi, bananet luftojnë hipertensionin dhe goditjet kardiake

Itali, 17 Maj NOA - Me rastin e ditës botërore kundër hipertensionit, në program ditën e sotme, ekspertët kanë prezantuar recetën për të mbajtur tensionin lart.

Në njërën anë gjithmonë është bërë e ditur se ecja gjatë ditës ndihmon shumë për të mbajtur zemrën të stërvitur dhe gjithashtu 3 banane në ditë, është pohuar se reduktojnë rrezikun e goditjeve kardiake.

Kohët e fundit një grup studiuesish në Itali kanë theksuar se kaliumi ul presionin e gjakut.

Kërkimi, i cili është marrë me ekzaminim gjatë 50 viteve të fundit të konsumit të kaliumit, është zbatuar mbi 250 mijë persona nga mosha 5 deri në 19 vjeç.

Rezultati bëri të ditur se duke shtuar pak më shumë se 1 gramë e gjysmë kalium duke konsumuar perime, redukton me 22% probabilitetin për të pasur goditje kardiake dhe me 26% sëmundjet kardiovaskulare në përgjithësi.

r.b/NOA

KOMENTE