Vlorë, 17 maj, NOA – Një 37-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Vlorës pasi dyshohet si autor i një plagosje të ndodhur disa ditë më parë. Personi i arrestuar është Erion Hilmi Shehaj, 34 vjeç, banues në fshatin Babicë e ë Vlorë.
Shehaj ka plagosur në datën 3 maj qytetarin me inicialet G.M 24 vjeç, me banim në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Vlorës, për motive të dobëta. 25 vjeçari është plagosur me armë zjarri tip pistoletë. Ndaj Shehajt ka nisur procedimi penal për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
a.k/NOA