Shkodër, 17 maj 2011, NOA- Policia e Shkodrës nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se arsyeja e shpërthimit të lokalit në Shirokë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme të ketë pasur për bazë motive konkurrence.
Sipas bluve të këtij qyteti theksohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shirokë” të qytetit Shkodër, ku është dëmtuar një objekt Bar Kafe një katësh, në pronësi të shtetasit J. B., emigrant ne Itali, të cilin e ka pasur në përdorim shtetasi H. B. banues në Shirokë.
Ndërkaq si rezultat i veprimeve të para hetimore rezultoi se lokali në fjalë është
dëmtuar me lëndë plasëse dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive konkurrence.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve materiale të objektit të shpërthyer.
Lidhur me këtë çështje efektivat e bluve të Shkodrës, kanë kryer disa shoqërime me synim zbardhjen e ngjarjes.
a.y/NOA