English

Pritet të nis sot numërimi në njësinë 5

Tiranë, 17 maj, NOA – Pritet të nis sot numërimi i votave për kandidatët për kryetar bashkiake në njësinë numër 5. Kjo është njësia e vetme në Tiranë ku nuk ka nisur ende numërimit, 9 ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve. Numërimi në këtë njësi vendore u vonua edhe për shkak të problemeve që pati numërimi i votave për kandidatë të Bashkisë së Tiranës.

Në minibashkinë numër 5 garon për Partinë Socialiste, Jeta Seitaj e “Aleancës për të Ardhmen” dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim Erisa Xhixho, pjesë e “Aleancës për qytetarin”.

a.k/NOA

KOMENTE