English

Rama: KQZ po kërcënon durimin e popullit, shpallja e rezultatit detyrim

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama, nga foltorja e selisë rozë i bëri apel Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij kryesocialisti u shpreh se fituesin e njohin të gjithë dhe këtë e dëshmojnë edhe 485 procesverbalet për çdo votë të numëruar, dhe se sipas tij KQZ ka detyrimin ligjor që thjesht të shpallë rezultatin mbështetur mbi procesverbal.

“Kjo që po ndodh sot në KQZ kërcënon durimin e popullit që votoi, akti për fletët e pavlefshme është një vendim i paligjshëm, akt-dhune që kërcënon stabilitetin e vendit, ndaj apeli im për Saliun është që të ndalë këtu dhe të mos bëjë një shkelje ligjore. Shqipëria ke nevojë për qetësi, dhe vizion për të ardhmen e tyre, ne jemi gati të japim kontributin tonë, por ajo që po ndodh sot në KQZ mban erën e historive të shkuara që s’duhet të ndodhin”, deklaroi kreu i socialistëve.

Ai shprehu bindjen se s’ka asnjë pikë dyshimi se socialistët do të reagojnë me gjithë fuqinë e drejtë që ka populli mbarë.

Më tej Rama theksoi se, nxjerrja e rezultateve mbi bazën e 485 procesverbaleve është kërkesë e ligjit, e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe ata e shprehën këtë qartë sot.

Në përfundim ai kryesocialisti deklaroi se, nuk ka forcë që ta vjedhë forcërisht rezultatin në Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Majlinda Ramja15:56 - 17 Maj 2011
    PO IK O IK E JEPJA VRAPIT ,,,SE NUK KE QA BAN NE KET VEND MA ,,IK E KERKOI XHAXHI VERIT TE SHTYHET PAK ,,DHE TA JAPIN NJE COPES VENT ,,,,FITORE LULZIM BASHA ,,,A