English

Raundi i 4-të i dialogut, Kosovë - Serbi

Bruksel, 17 maj, NOA - Në kryeqytetin evropian, Bruksel, sot dhe nesër zhvillohet raundi i katërt i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe do të diskutohen temat që kanë qenë pjesë e dialogut gjatë tre raundeve të para, përfshi regjistrat civil dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore.

Megjithatë, kësaj radhe, sipas qeverisë së Kosovës, përpos temave që tashmë janë diskutuar njëherë, do të shtohen edhe temat e trashegimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.

Qeveria e Kosovës ka publikuar edhe pjesëmarrësit e dialogut që do mbahet më 17 dhe 18 maj, ku përpos shefes së delegacionit, Edita Tahiri, dhe disa prej këshilltarëve të saj, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Institucioneve përkatëse lidhur me temat që do të diskutohen.

NOA

KOMENTE