Shkodër, 17 maj, NOA-Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00, në një lokal në Shirokë të Shkodrës. Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e Halit Beqirit. Pas ambienteve të lokalit, flakët kanë përfshirë dhe banesën e Beqirit.
Dyshimet e para lidhen me shpërthimin e një bombole gazi. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së ndonjë lënde eksplozive. Banorët e Shirokës janë përpjekur të fiknin zjarrin. Ndërkohë, pas sinjalizimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe forcat e policisë dhe zjarrfikësit.
Policia bëri të ditur se nga shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale.
a.k/NOA