English

Shqipëria, feston ditën ndërkombëtare Kundër Homofobisë

Tiranë, 17 maj 2011, NOA- Përkujtohet dita ndërkombëtare e homofobisë, e cila i ka rrënjët 21 vite më parë, kur më 17 Maj të vitit 1990 Organizata Botërore e Shëndetit hoqi Homoseksualitetin nga lista çrregullimeve mendore.

Aleanca kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBT (Lezbike, Gei, Biseksuale dhe Transgjinore) në Shqipëri zhvilloi një sërë akivitetesh si, fushata me postera e quajtur “Homofobisë i ka ikur koha!”, koncerte e forma të tjera sensibilizimi.

Ndër të tjera u realizuan edhe intervista me qytetarë në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj homoseksualitetit të përmbledhura në një spot kundër homofobisë, u mbajt leksioni mbi homoseksualitetin në Universitetin e Tiranës gjatë ditës së djeshme, me pjesëmarrjen e rreth 25 studentëve dhe pedagogëve të cilët diskutuan rreth aktivizmit për të drejtat e njerëzve LGBT, për diskriminimin që ata hasin si edhe për Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi,

Ndër aktivitetet më të rëndësishme ishte edhe koncerti “Rock kundër Homofobisë”, i cili u zhvillua për herë të dytë në Shqipëri më 17 Maj, ku morën pjesë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare.

Në vijim të sensibilizimit kundër homofobisë, aktivitetet e 17 majit përfundojnë këtë javë me shfaqjen e filmit “TransAmerica”, që do të zhvillohet në Akademinë së Filmit “Marubi” më 21 Maj.

Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lirë, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore.

a.y/NOA

KOMENTE