English

Video-kamera e Contour +, e përsosur për sportistët ekstremë

SHBA, 17 Maj NOA - Contour+ është shembulli konkret se si sektori i video-kamerave sportive është duke u përhapur gjithnjë e më shumë, me një kualitet më të madh dhe të zgjedhur.

Camcorder e re dhe tepër kompakte është propozuar nga Contour+ dhe ka madhësinë e një celulari.

Kushton 499.99 dollarë dhe regjistron filma në një memorie të brendshme prej 2 GB dhe gjithashtu mund të lidhet me PC apo TV nëpërmjet portave USB deh HDMI.

Mund të vendoset në tre vendqëndrime të ndryshme për çdo lloj përdorimi apo aplikacioni. Mund të xhirojë video në formatin 1080p HD me 30 fotogramë në sekondë ose në 720p me 60 fotogramë në sekondë.

Lentet mund të kapin imazhe në një kënd të dukshëm deri në 170 gradë.

r.b/NOA

KOMENTE