Tiranë, 18 maj, NOA – Deputetët e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, Tom Doshi dhe Gazmir Bizhga janë përplasur me kordonin e policisë së vendosur në KQZ. Deputetët e Partisë Socialiste kanë kaluar kordonin e policisë dhe kanë hyrë brenda oborrit të KQZ.
Ndërkohë që në hyrjen e godinës janë vendosur dhe forcat speciale. Deputetët janë përplasur me policinë duke i shtyrë ata. Ndërkohë që forcat e rendit janë përpjekur të ndalojnë turmën e njerëzve, duke qenë se deputetët kanë imunitet.
NOA