English

Ambasadori i SHBA, takim urgjent me kreun e PS

Tiranë, 18 maj, NOA – Pas takimit me Presidentin Bamir Topi, Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste për tu takuar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Takimi mes ambasadorit dhe kryetarit të Partisë Socialiste bëhet kur situata politike në vend është mjaft e tensionuar. Qindra mbështetës të PS dhe deputetë të saj ndodhen para KQZ-së për të penguar miratimin e vendimit për numërimin e fletëve të kontestuara.

Pritet që pas takimit të ambasadorëve të ketë dhe një reagim për situatën e krijuar në vend.

a.k/NOA

KOMENTE