English

Antikorrupsioni bllokon punësimet në universitete

Shkup, 18 maj 2011, NOA- Komisioni Shtetëror Antikorrupsion ka urdhëruar ndërprerjen urgjente të punësimeve në të gjitha universitetet e vendit, për shkak të fushatës zgjedhore.

Universitetet shtetërore kanë marrë vendimin e KSHA-së, në të cilin theksohet ndërprerja e të gjitha punësimeve të parapara nëpër fakultete, të kuadrit shkencor, bashkëpunëtorëve profesional dhe personelit tjetër.

Qeveria disa muaj më parë solli vendim për shpërndarjen e vendimeve të punës dhe për punësimin e kuadrove dhe bashkëpunëtorëve profesional nëpër universitete. Në kuadër të këtyre punësimeve ishte paraparë punësimi kryesisht i mbi 300 kuadrove me tituj magjistrature por edhe doktor shkencash.

KSHA mori vendimin pasi disa universitete dhe fakultete, kryesisht të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kishin shpallur konkurset për punësim në këtë periudhë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.

Universiteti i Shkupit pas këtij vendimi ka reaguar duke theksuar se kjo është e papranueshme të urdhërohet ndaj universiteteve dhe se sipas tyre, për herë të parë KSHA bllokon procese të rregullta të punësimeve normale pranë universiteteve.

(INA)/NOA

KOMENTE