Rifreskohet minutë pas minute
Tiranë, 18 maj 2011 NOA – Sapo ka nisur me 20 minuta vonesë, mbledhja e qeverisë e paralajmëruar një ditë më parë. Mbledhja filloi me një deklaratë të kryeministrit:
“Në kundërshtim me ligjet po bëhen përpjekje për të paralizuar urdhrin e KQZ me një mënyrë kryekëput të papajtueshme me rendin demokratik.
Në situatën aktuale do të sqaroj qytetarët se kjo mazhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë vendim apo rezultat, ka pranuar çdo rezultat, por problemi është se përpjekja për të konsakruar atë që në ligj nuk ekziston por që ekziston në realitet, atë që quhet rezultat paraprak, i shpallur nga KQZ
Kryetari i PS, Edi Rama po bën ç’është e mundur që rezultati paraprak të dalë përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale,
Berisha tha më tej se persona të opozitës e kanë rrethuar nga të gjitha anët KQZ që e cilësoi si zemra e kombit.
“Nëse ne do të pranonim rezultatin paraprak për rezultat përfundimtar ne do të asgjësonim sistemin e zgjedhjeve të lira për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, - tha Berisha.
Turma e udhëhequr nga deputetët e PS sulmon selinë e KQZ, mungon Edi Rama
Një grup njerëzish të orientuar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe eksponentë të tjerë të opozitës, kanë sulmuar këto momente portën që të çon në brendësi të KQZ tek Pallati i Kongreseve, duke u konfrontuar me policinë e cila deri tani ka arritur ta mbajë derën të pashpërthyer.
Sakaq, nga disa persona brenda turmës, po qëllohet me gurë në drejtim të forcave policore.
Në mjediset përreth KQZ po mblidhen forca të shumta policie dhe ato speciale të mbrojtur me skafandra.
Kryetari socialist Edi Rama nuk gjendet në këtë turmë që është mbledhur duke thirrur për fitoren e Edi Ramës.
***
Sakaq, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe disa të tjerë, kanë hipur këto momente mbi trupat e policëve të bërë gardh në kordonin e parë që përpiqet të ndalojë hyrjen në KQZ për shkak të një vendimi të këtij institucioni që i kërkon t’i mbajë larg për të shmangur tensionimin e mëtejshëm të situatës.
Këta deputetë, po i bashkohen Dashamir Pezës, Paulin Stërkajt e Gazmir Bizhgës të cilët po ashtu para pak minutash së bahsku me Tauland Ballën, me forcë, duke hipur mbi trupat e policëve e çanë rrethimin e parë duket tentuar të futen dhe tek i dyti që mundëson hyrjen në sallën e mbledhjes së KQZ.
e.t/NOA