English

Berisha: Rama fitoi me rezultatet paraprake

Tiranë, 18 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se me rezultate paraprake, kandidati i Partisë Socialiste, “Rama fitoi në Tiranë me 10 vota para”. Por nga ana tjetër, kryeministri shtoi se të gjitha votat në Tiranë nuk janë numëruar.

Ai ka theksuar se “në asnjë vend demokratik votat e vlefshme nuk cilësohen si të pavlefshme”. Kryeministri tha se precedentët e mëparshëm janë të qartë në lidhje me procedurën që ndiqet në çështje të tilla.

Ai ju drejtua kreut të PS, Edi Rama që të pranojë numërimin e votave. “ I nderuar zotëri dy vite më ke kërkuar numërimin e votave ku kishte një vendim gjykate, ndërsa sot më nxjerrë zëdhënësat dhe thonë të mos numërohet asnjë votë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se çdo votë do të numërohet.

Deklarata e kryeministrit u bënë në kohën që deputetët e PS-së janë përplasur me forcat e policisë para oborrit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të ndaluar vendimin e KQZ që do të numërojë votat e hedhura gabimisht në kutitë e tjera në Tiranë.

a.k/NOA

KOMENTE