English

Braçe e Ruçi përfundojnë në Prokurori

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Dy deputetët socialist, Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe pas thirrjeve të ditës së sotme, janë referuar në Prokurori për “Thirrje politike dhe veprime të dhunshme”.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, gjatë ditës së sotme, Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputet të Subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sipas bluve të kryeqytetit rezulton se, ndaj dy deputetëve socialist, referimi do të kalojë për konsumim të veprës penale të “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”.

Ky referim vjen pas thirrjeve të ditës së sotme të dy të zgjedhurve socialist, të cilët i bënin thirrje shqiptarëve të bashkoheshin në revoltë popullore për të mbrojtur votën e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Unë Skifteri00:18 - 19 Maj 2011
    Atje le të ngordhin të dy janë të poshtër