Beograd, 18 maj, NOA - Zëvendësshefi i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se nuk është reale që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe se ndarja është zgjidhje e problemit të statusit.
Daçiç ka thënë për RTV B92 se raportet ndërkombëtare janë të tilla, që Kosova nuk është e mundur të mbetet pjesë e Serbisë. Ai i bëri thirrje palëve që kritikojnë ndarjen, që të nxjerrin propozimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështje.
“Është rëndë të pritet që të gjendet ndonjë politikan serb që flet për njohjen e Kosovës, sepse qëllimi i shtetit është që ta ruajë atë. Jam i sigurt se edhe qytetarët e Serbisë e dinë se ndarja e Kosovës është zgjidhje reale dhe këtë duhet ta thotë edhe qeveria në Prishtinë”, tah Daçiç.
Daçiç, që ka bërë qëndrimin e tij të ditur për herë të parë për gazetën Zëri, ka thënë se ka pritur efekt të madh, meqë gazeta del në Prishtinë.
“Ky është realitet për të cilin duhet flasë edhe qeveria në Prishtinë, e cila nuk do të flasë për këtë meqë e konsideron të zgjidhur çështjen e Kosovës”, ka sqaruar Daçiq, i cili është edhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.
Ai ka thënë se për çështjen e Kosovës nuk ka biseduar asnjëherë më Boris Tadiçin, kreun e Partisë Demokratike, me të cilin partia e tij është në koalicion.
NOA/RFE