Tiranë, 18 maj 2011 NOA – Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe disa të tjerë, kanë hipur këto momente mbi trupat e policëve të bërë gardh në kordonin e parë që përpiqet të ndalojë hyrjen në KQZ për shkak të një vendimi të këtij institucioni që i kërkon t’i mbajë larg për të shmangur tensionimin e mëtejshëm të situatës.
Këta deputetë, po i bashkohen Dashamir Pezës, Paulin Stërkajt e Gazmir Bizhgës të cilët po ashtu para pak minutash së bahsku me Tauland Ballën, me forcë, duke hipur mbi trupat e policëve e çanë rrethimin e parë duket tentuar të futen dhe tek i dyti që mundëson hyrjen në sallën e mbledhjes së KQZ.