Tiranë, 18 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të mbledhjes së Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku u hap kutia e katërt e njësisë bashkiake nr, 3 ku u gjet 1 votë në favor të kandidatit të maxhorancës Lulzim Basha dhe 2 vota për këshillin e minibashkisë për Partinë Socialiste, dhe 2 vota për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Deri në kutinë e tretë zbriti në 7 vota avantazhi i kandidatit socialist Edi Rama, duke bërë që kryesocialisti të humbë pozicion dhe vota, çka po i shtohen kandidatit të djathtë Lulzim Basha.
Më tej nga ky komision u hap edhe një kuti tjetër e njësisë 3 duke çuar në 5 numrin e kutive të hapura ku rezultoi 1 tjetër votë për kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” dhe një votë tjetër për këshillin bashkiak e cila u shpall e pavlefshme.
Ndërsa nga kutia e gjashtë e hapur rezultoi se 1 votë i përkiste kandidatit socialist Edi Rama dhe 1 votë tjetër atij demokrat Lulzim Basha.
Sakaq një tjetër kuti e hapur nga ky komision, çoi në 7 numrin e kutive të hapura të fletëve të votimit të kontestuara të njësisë bashkiake numër 3, duke nxjerrë nga aty 2 vota në favor të kandidatit Basha, çka bën që ai të fitoi terren në raport me rivalin e tij Edi Rama.
Të gjitha këto vota u miratuan vetëm me aprovimin e katër anëtarëve të maxhorancës.
a.y/NOA