Tiranë, 18 maj 2011, NOA- (Update) Nga numërimi i 10 kutive të njësisë bashkiake numër 3 të KZAZ-së numër 47 rezultoi se 14 fletë u cilësuan si të vlefshme për kandidatin e maxhorancës Lulzim Basha dhe 6 për kandidatin e opozitës Edi Rama.
Në vijim të numërimit dhe shqyrtimit të këtyre votave nga ana e përfaqësuesve ligjor të Partisë Socialiste u pretendua se procesverbalet nuk përputheshin me numrin e fletëve të votimit që gjendeshin në kuti.
Situata në mbledhjen e këtij komisioni, ashtu si dhe jashtë tij, është shoqëruar me kontestime dhe kundërshti mes palëve, pas mos rakordimit për vlerësimin e tyre.
Deri më tani janë numëruar 10 kuti, ku votat e cilësuara si të vlefshme, janë miratuar vetëm me votat e katër anëtarëve të maxhorancës.
a.y/NOA