Torino, 18 Maj NOA - Largohen hipotezat e Villas Boas dhe Mazzarrit.
Juventusi, për të zëvendësuar teknikun aktual Delneri, me sa duket ka zgjedhur një ish-lojtar të skuadrës, i cili mban emrin e Antonio Contes, që momentalisht është në drejtim të Sienës.
Rruga e lirë e kësaj marrëveshje, është arritur në një takim gjatë ditës së dielë në mbrëmje në Milano, ku drejtuesit bardhë e zinj i kanë pasur idetë tepër të qarta.
Për Conten, i cili është më i preferuari mes tifozëve, është e gatshme një kontratë 2-vjeçare prej 1.5 milionë eurosh në sezon.
Së bashku me të në Torino do të vijë dhe Andrea Pirlo.
r.b/NOA