English

Kanos dy të rinj, përfundon në pranga për dy vepra penale

Shkodër, 18 maj 2011, NOA- Një 23 vjeçar nga qyteti i Shkodrës, është prangosur nga policia e këtij qyteti ditën e djeshme, i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sakaq sipas bluve të qytetit theksohet se, Ilir Perdakaj, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen “10 Korriku”, të qytetit Shkodër është arrestuar mesnatën e shkuar pasi ka kanosur për motive të dobëta shtetasit M. K. 23 vjeç dhe D. K., 27 vjeç.

Sipas efektivave të Shkodrës thuhet se ndalimi i tij u bë pasi edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën një sasi prej 200 copë fishekë model 56 dhe një krehër automatiku pa fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Prokurorisë u nisën hetimet për dy vepra penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes se municioneve luftarake”.

a.y/NOA

KOMENTE