English

Kapet duke ngrënë mëlçinë e mikut të tij

Moskë, 18 Maj NOA - Drejtësia në Rusi aktualisht duhet të përballet me një çështje tepër kurioze, për një person, i cili dyshohet të ketë vrarë një mikun e tij dhe më pas të jetë ushqyer me pjesë të organeve të tij të brendshme.

Në pranga ka përfunduar Nikolai Chadrine, i cili është i prekur nga një sëmundje mendore, siç ka pohuar dhe vetë.

Hetimi nisi me vrasjen e 40-vjeçarit moskovit, Ilia Egorov, trupi i të cilit ishte copëtuar dhe i shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit.

Agjentët identifikuan viktimën nëpërmjet gjurmëve dixhitale të gishtërinjve dhe më pas u hodhën në kërkim të vrasësit të mundshëm. “Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, policia gjeti mjetet e përdorura për vrasjen dhe mëlçinë e viktimës të copëtuar, - lexohej në një komunikatë - Chadrine ka rrëfyer se ka vrarë mikun e tij dhe më pas është ushqyer me pjesë të mëlçisë së tij”.

r.b/NOA

KOMENTE