SHBA, 18 maj, NOA - Po rritet presioni, që kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar të japë dorëheqje.
Dominik Shtraus Kan po mbahet nën arrest nën akuzat për tentim-dhunim të një shërbyeseje hoteli në një hotel të shtrenjtë në Nju Jork. Ai i mohon akuzat.
Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Geidhner tha se Shtraus Kan “nuk është në pozicion që të udhëheqë edhe më tej” FMN-në.
Një zyrtar i lartë i Brazilit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se kreu i ardhshëm i FMN-së duhet të vijë nga shtetet me zhvillim të madh të tregut. Ministria e jashtme kineze tha se procesi i përzgjedhjes duhet të bazohet “në korrektësi, transparencë dhe merita”.
NOA/RFE