Itali, 18 Maj NOA - Pilula e kontraceptivit është një kombinim mes kënaqësisë dhe dobisë, e cila krahas shmangies të një shtatzënie të padëshiruar, u lejon femrave të jenë më të bukura dhe të paraqitshme, duke u bërë një sekret i vërtetë kënaqësie.
Nga burime të dhënash të Shoqërisë Italiane të Kontraceptivëve, që ka drejtuar një studim mbi 600 femra nën moshën 30-vjeçare në Milano, Romë dhe Firence, ka rezultuar se 68% e femrave që përdornin pilulën konsideroheshin më të bukura krahasuar me më parë, 75% ndiheshin më të sigurta dhe 90% promovonin paraqitjen e tyre.
Profesor Vincenzo De Leo, president i Kongresit dhe gjinekolog i Universitetit të Sienës, ka komentuar këtë studim duke pohuar: “Këto avantazhe janë më të dukshme në pilulat që kanë përmbajtje të drospirenone, më të përdoruarat në mbarë botën (më shumë se 10 milionë persona)”.
r.b/NOA