Tiranë, 18 maj 2011, NOA- (Update) Deri në këto momente Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur 14 kuti të kontestuara, nga ku fletët e cilësuara si të vlefshme i kanë dhënë më shumë vota kandidatit të maxhorancës për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha.
Deri më tani 21 vota kanë shkuar në favor të Lulzim Bashës ndërsa 8 të tjera në favor të kandidatit socialist Edi Rama.
Sakaq nga ana e anëtarëve demokratë të këtij komisioni nën drejtimin e kreut të KQZ, Arben Ristani procedura po ecën rregullisht, nën kundërshtitë e shumta të përfaqësuesve ligjor të Partisë Socialiste, të cilët ashtu si në fillim i qëndrojnë vendimit për ti kundërshtuar fletët që po shqyrtohen.
a.y/NOA