English

KQZ i shton edhe 1 votë Bashës, zbret në 7 vota avantazhi i Ramës

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të shqyrtimit të fletëve të kontestuara është hapur edhe kutia e tretë e njësisë bashkiake numër 3.

Nga kjo kuti u verifikua 1 fletë votimi në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe 1 votë për Partinë Socialiste për këshillin bashkiak.

Kjo bën që në bazë edhe të kutive të hapura më herët diferenca mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe Edi Rama të zbresë në 7 vota.

Pasi në bazë të votave të kontestuara, të shqyrtuara më herët rezultuan tre vota për Lulzim Bashën dhe një për Edi Ramën, duke bërë që edhe diferenca mes tyre të ulej në 8 vota, nga 10 që ishte para fillimit të shqyrtimit të këtyre fletëve të votimit.

a.y/NOA

KOMENTE