English

KQZ miraton në parim aktin për numërimin e votave

Tiranë, 18 maj, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar pak minuta më parë, vetëm me votat e mazhorancës, aktin që lejon numërimin e votave që janë hedhur gabimisht në kutitë e këshillave bashkiak.

Akti u miratua në parim me 4 vota dhe 3 kundër. Kreu i KQZ, Ristani tha se do të merren në shqyrtim materialet janë në disa prej kutive ku janë gjetur vota të tilla dhe më pas do të procedohet. Ky vendim solli irritimin e përfaqësuesve socialitë.

a.k/NOA

KOMENTE