Tiranë, 18 maj, NOA – Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj tha sot gjatë mbledhjes së do të jepte dorëheqjen nga ky institucion, nëse miratohej vendimi për numërimin e votave që janë gjetur në kutitë e tjera në Tiranë.
Lazaj, i propozuar në KQZ nga PS-ja, ka akuzuar kryetarin Arben Ristani, se po prish stabilitetin e vendit. Ai ka shtuar se “nëse merr sot vendimin, Ristani duhet të kërkojë një vend për të marrë azil politik”. Sipas tij kjo është një shkelje e papranueshme e ligjit dhe jashtë standardeve edhe për vende me demokraci hibride.
NOA