Tiranë, 18 maj, NOA – Qindra militantë të Partisë Socialiste janë mbledhur para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbështetësit Partisë Socialiste janë vendosur para godinës së institucionit dhe në sheshin që është përballë stadiumit “Qemal Stafa”. Në mes të mbështetësve janë dhe deputetë të Partisë Socialiste, si Tom Doshi, Dashamir Peza, Paulin Sterkaj dhe Fatmir Toçi.
Në orën 10:00 pritet që KQZ-ja të nis mbledhje për të marrë vendimin për numërimin e fletëve të votimit.
Thirrja e militantëve të PS-së u bë nga deputetët socialist për të ndaluar vendimmarrjen e KQZ-së. Mësohet se një pjesë e mirë e mbështetësve kanë ardhur nga rrethet si; Vlora, Fieri, Gjirokastra, etj.
a.k/NOA