English

NATO mohon se Libia i goditi një luftanije

SHBA, 18 maj, NOA-NATO ka mohuar një raport se forcat libiane kanë goditur një nga luftanijet e saj afër bregut të Misratës.

NATO tha se raporti në televizionin shtetëror të Libisë ishte “plotësisht i sajuar”. Më herët, të paktën shtatë persona u raportuan të vrarë në luftimet në mes të rebelëve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit në Misrata, që kontrollohet nga rebelët.

Në ndërkohë, një burim tunizian i sigurisë, tha se kreu i Korporatës Kombëtare Libiane të Naftës ka kaluar në Tunizinë fqinje, në atë që mund të të jetë një goditje e madhe për përpjekjet e Gadafit për ta mbajtur pushtetin.

NOA/RFE

KOMENTE