English

Nis mbledhja e KQZ, PD kërkon numërimin e votave

Tiranë, 18 maj, NOA – Në kohën që deputetët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste janë përplasur me policinë, e cila nuk i lejonte të hynin në ambientet e KQZ-së, anëtarët e këtij institucioni kanë nisur mbledhjen.

Përfaqësuesi i PD, në këtë institucion, Njazi Kosovrasti deklaroi se votat e hedhura na kutinë e gabuar duhet të numërohen.

“Rimarrja dhe vlerësimi i këtyre votave është totalisht në përputhje me Kodin Zgjedhor, pasi këto vota janë të pacenuara”, tha Kosovrasti.

NOA

KOMENTE