English

Nis mbledhja, jashtë KQZ deputetë socialist dhe policë

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Në këto momente sapo nisi mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën pritet të vijojë numërimi i votave të kontestuara.

Në mbledhjen e ndërprerë pak më parë në KQZ u numëruan të dyja kutitë e KZAZ-së nr. 47 ku tre vota ishin në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe vetëm njëra në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama.

Në vijim pritet që KQZ të marrë në shqyrtim edhe fletët e kontestuara të gjetura në KZAZ-në nr. 49 që i përket njësisë bashkiake numër 5, KZAZ 46, 49, 51, 53, 54 dhe asaj 55 për të vlerësuar votat e kontestuara të tyre.

Sakaq jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gardhi i policisë vijon të rrijë në gatishmëri dhe pas tyre deputetët socialistë së bashku me simpatizantë të partisë më të madhe opozitare.

Gjatë paradites së sotme u vërejt një konfrontim mes tyre ndërsa, aktualisht situata paraqitet e qetë.

a.y/NOA

KOMENTE