English

Pasqyra e Shtypit, 18 maj, NOA

Tiranë, 18 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 18 Maj 2011.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Sali ndalu”, i cili pasqyron gjithë zhvillimet e djeshme, duke u dhënë një hapësirë të veçantë zërave të opozitës. Në lidhje me këtë argument vijojnë titujt, “Rama: Kjo kalon çdo cak të arsyes dhe kërcënon kufirin e fundëm të durimit të popullit”, “KQZ tenton të ndryshojë rezultatin e Tiranës. Opozita krim i pashembullt. Stabiliteti i vendit në rrezik. Nesër të gjithë para KQZ”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Tension në sallë, bllokohet Tirana, 40 deputetë pushtojnë KQZ”, i cili pasqyro situatën e djeshme në KQZ. Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohen 85 fletë votimi për kryetarin në tre KZAZ, Arvizu: Është vështirë të bësh diferencën me 10 vota”, “Nafta Virgine” lirohen nga burgu edhe gjashtë shoferët”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Deputetët e PS, “pushtojnë KQZ”, mijëra vetë drejt Tiranës”, i cili flet për situatën e tensionuar në KQZ dhe deklaratat për revolta gjatë ditës së sotme. Disa tituj të tjerë janë; “Omari dhe Abdiu: Akti kërkon pesë vota”, “Hyn sot në fuqi falja fiskale, priten udhëzimet”.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor, “Opozita thërret revoltën popullore”, i cili u referohet deklaratave të bëra dje nga deputetja Mimi Kodheli dhe Erion Braçe. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Shkresa, të pezullohet nxjerrja e rezultatit”, “Konfiskohen dy prona të bandës së Lushnjës”, “Boboshtica, kreu i Omonias merr përsipër dhunimin e varreve”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor’ “Rama kërkon bashkinë pa u numëruar votat”, i cili u referohet deklaratave të bëra dje nga kreu i Partisë Socialiste për shpalljen e rezultatit pa i numëruar votat e hedhura në kutitë e tjera. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Arvizu me Bashën te Blloku: Gara për Tiranën ende nuk ka mbaruar”, “SHBA, BE, OSBE: Tirana, palët të vetëpërmbahen”. “Basha: Jo presionit politik, të numërohen votat”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE