English

PS: Kutitë e votimit nuk hapen, administrata e KQZ do penalizohet

Tiranë, 18 maj, NOA – Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në KQZ, Dëshira Subashi kundërshtoi vendimin për numërimin e fletëve votimit të ngatërruar. Ajo jo u shpreh “se ne nuk jemi në procedurë për të hapur kutitë e votimit. Kutitë i kishit hapur në vitin 2009. Sot jemi vetëm për të bërë tabelat e rezultateve.

Ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në hapjen e kutive të votimit. Ky është një degradim i procesit”, tha Subashi. Ajo u shpreh se nëse hapen e kutitë e votimi, “nuk ka më proces zgjedhor”.

Sipas saj nuk ka akt normativ për këtë çështje. Subashi tha se vendimi është marrë me 4 vota dhe nuk mund të jetë funksional. Deklarata e Subashit është bërë në kohën që në ambientet e mbledhjes së KQZ-së janë sjellë dhe kutitë e para të votimit për tu hapur nga administrata. Ndërsa jashtë KQZ-së deputet dhe militantë të PS po protestojnë.

a.k/NOA

KOMENTE