English

Regjimi diktatorial sfidoi shqiptarët

Nga Gramoz Ruçi

Ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë, në kundërshtim me parimet dhe me vlerat universale të botës demokratike ku duam të integrohemi. Sot populli opozitar është sfiduar nga një regjim diktatorial dhe kusar që ditën për diell përmbysën rezultatin e parë dhe të dëgjuar nga miliona sy e nga miliona vesh, drejtpërsëdrejti në ekranin e numërimit me një transparencë të paparë në historinë e vendit tonë.

Sot për ne ka dy rrugë ose të ulim kokën e ti nënshtrohemi një diktature të faktit të kryer që vazhdon të vjedhë votën për të vjedhur Shqipërinë ose të ngrihemi në këmbë të gjithë në çdo qytet dhe të përballemi me zemër dhe me trup për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë. Zgjedhja jonë është e qartë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i opozitës, deri tek çdo deputet e te çdo kryetar i sapo zgjedhur

bashkie apo komune, ne do të jemi në ballë të revoltës.

Apeli ynë për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi është të bashkohet me ne, paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Egjipt, Shqipëria nuk është Tunizi, Shqipëria nuk është as Libi. Prandaj në këtë vend s'mund të ketë vend edhe për qytetarë të lirë edhe për diktaturën që vret siç vrau sot lirinë. Të gjithë në këmbë, të gjithë në rrugë, të gjithë në betejë për mbrojtjen e lirisë themelore.

KOMENTE