English

Rumunët: Shqipëria dhe Bullgaria, të mos na japin mësime për autostradat

Bukuresht, 18 maj, NOA - Rumania është vërtet një vend që nuk mund të mburret me infrastrukturën e saj ekzistuese rrugore.

Kjo pasi sipas shifrave, në vitin 2009, nga 82.000 kilometra të rrugëve publike të këtij vendi, vetëm 29.2% e tyre ishin të modernizuara. Dhe vitin e kaluar, ka hapur vetëm 11 kilometra autostradë...

Por sikur të mos i mjaftojnë këto shifra deprimuese sa i përket ndërtimit të autostradave, Rumania sulmon shtetet e tjera të rajonit, lidhur me këtë tregues, si më të prapambetura se ajo.

Konkretisht, edhe Shqipërinë, duke thënë se ajo “nuk është duke bërë ndonjë të mirë më shumë se ajo në drejtim të transportit rrugor”.

Shqipëria

Kështu, në një speciale të posaçme, mediat rumune, kanë cituar faktin sesi “Shqipëria, shënon më shumë korrupsion se Rumania në lidhje me ndërtimin e rrugëve”.

”Shqiptarët na kanë konkurruar në infrastrukturën rrugore. Por është fakt se vetëm pas dy viteve, Shqipëria përuroi një seksion prej 61 kilometra të autostradës që e lidh atë me Kosovën. Kostoja e projektit ishte "vetëm" 600.000.000 €. Në tre vjet”, citon artikulli në fjalë.

Duke shtuar edhe faktin tjetër pozitiv ama, se e njohur si një nga shtetet më të varfra në Evropë, Shqipëria ka pasur në dekadën e fundit, një rritje të qëndrueshme ekonomike. “Me një popullsi prej vetëm tre milionë banorë, GDP e Shqipërisë është rritur në rreth 25 miliardë dollarë”, citon ai.

Bullgaria

Ndërsa në lidhje me Bullgarinë, rumunët pohojnë se ajo punon me ritëm të ngadaltë dhe me kosto të ulët, sa i përket ndërtimit të autostradave.

”Ndërtimi i një autostrade, aty duket se zgjat përgjithmonë. Në Bullgari, për shembull, autostrada e Thrakës filloi në 1964, dhe ishte vetëm gjysma e përfunduar. Kjo do të thotë se jemi duke punuar për atë, jo më pak se 47 vjet”, citon artikulli.

Më tej, ai pohon sesi “fqinjët e Rumanisë shërohen nga ana financiare: një kilometër nga rruga e tyre, ka kosto 2.200.000 €.

Bëhet me dije gjithashtu se Bullgaria do të ndërtojë gjatë pesë viteve të ardhshme, 288 kilometra autostradë, duke pasur parasysh se, aktualisht, ajo është vendi i fundit në Evropë në këtë fushë, sipas të dhënave të paraqitura nga ministri bullgar i Zhvillimit, Rosen Plevneliev.

Bullgaria është në fund të gjatësisë autostradale evropiane për 1000 kilometra katrorë, me vetëm 3,8 kilometra autostradë për 1.000 kilometra katrorë.

Në radhë të parë renditet Gjermania (32 km/1000 km2), e ndjekur nga Italia (28), Austria (10), Sllovenia (14) dhe Lituania (6).

Rumania

Nga ana e saj, qeveria rumune ka krijuar listën e fundit me 18 projekte të investimeve publike, të cilat përfshijnë mes tyre edhe ndërtimin e autostradave Comarnic Brasov, Sibiu, Pitesti, Ploiesti-Buzau-Focsani, Targu-Mures-Iasi.

Sipas ministrit të Transportit, këtë vit, Rumania do të jetë një vend i vërtetë, duke iu referuar të gjithë ndërtimeve të parashikuara për rrugët në këtë vend.

n.e/NOA

KOMENTE