Tiranë, 18 maj, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste dhe militantët e PS janë duke u konfrontuar fizikisht këto momente me punonjësit e policisë për të hyrë brenda ambienteve të KQZ-së. Deputetët, Saimir Tahir dhe Taulant Balla janë afrtuar në rreshtin e parë të forcave të rendit dhe po debatojnë me oficerin përgjegjës. Ndërkohë që mbështetësit e PS po shtyjnë gardhin e policëve.
Punonjësit e policisë kanë informuar deputetët mbi vendimin e KQZ për të mos lejuar praninë e personave që nuk janë akredituar në këtë institucion. Socialistët kërkojnë të hyjnë brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë të pranishëm në seacën ku do të merret vendimi për nuëmrimin e fletëve të votimit. Ndërkohë që KQZ ka marrë vendim për të mos lejuar deputetët të jenë të pranishëm, për shkak të pengimit të punës dhe incidenteve që ndodhën dje.
NOA