English

Thirrje qytetarëve, Ruçi: Do jemi në ballë të revoltës

Tiranë, 18 maj 2011, NOA – Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve socialistë, kryetari i këtij grupi, Gramoz Ruçi i bëri thirrje popullit të ngrihet në një revoltë popullore për mbrojtjen e votës.

Nga selia rozë, kreu i deputetëve socialistë bëri një apel të qartë ndaj shqiptarëve duke deklaruar se në ballë të rezoltës do të jenë vetë deputetët socialistë.

“Të gjithë në këmbë, të gjithë në rrugë. E vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore, që nga kryetari i opozitës, ne do të jemi në ballë të revoltës”, deklaroi Ruçi.

Ruçi tha se vendimi i deputetëve socialistë është rikthimi pranë KQZ-së në mbrojtjen me çdo kusht të votës së shqiptarëve.

“Sot për ne ka dy rrugë, ose t'i nënshtrohemi diktaturës për të vjedhur votën, për të vjedhur Shqipërinë, ose të ngrihemi në këmbë të gjithë dhe të përballemi me zemër dhe me trup, për të larguar një herë e mirë këtë diktaturë”, apeloi kreu i deputetëve rozë.

Ai theksoi se Shqipëria nuk është as Libi e as Tunizi, andaj ai i bëri thirrje qytetarëve anembanë vendit t’i bashkohen kauzës së mbrojtjes së votës në mënyrë paqësore.

mit/NOA

KOMENTE