Tiranë, 18 maj 2011 NOA – Një grup njerëzish të orientuar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe eksponentë të tjerë të opozitës, kanë sulmuar këto momente portën që të çon në brendësi të KQZ tek Pallati i Kongreseve, duke u konfrontuar me policinë e cila deri tani ka arritur ta mbajë derën të pashpërthyer.
Sakaq, nga disa persona brenda turmës, po qëllohet me gurë në drejtim të forcave policore.
Në mjediset përreth KQZ po mblidhen forca të shumta policie dhe ato speciale të mbrojtur me skafandra.
Kryetari socialist Edi Rama nuk gjendet në këtë turmë që është mbledhur duke thirrur për fitoren e Edi Ramës.
e.t/NOA