English

Ashton apelon: Mos vini në rrezik jetën e qytetarëve!

Bruksel, 19 maj, NOA - Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, në të njëjtën kohë edhe zv/presidentja e Komisionit Evropian, ka reaguar përmes një deklarate të posaçme mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

"Në vijim të votimit më 8 maj, ne kemi vëzhguar numërimin e votave dhe kemi pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, përpara se të bëjmë një vlerësim përfundimtar.

Rezultati i ngushtë në zgjedhjet bashkiake në Tiranë do të thotë që të dyja palët duhet të komunikojnë, të kapërcejnë ndryshimet dhe të gjejnë zgjidhje.

Zhvillimet e sotme treguan brishtësinë e situatës politike”, tha ajo.

Duke u bërë më tej, thirrje të gjithë udhëheqësve politikë në Shqipëri dhe në qytetin e Tiranës të mbështesin përmbylljen e procesit zgjedhor në mënyrë paqësore, konstruktive dhe me vështrim nga e ardhmja.

Gjë që sipas saj, duhet bërë brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese.

”Të gjithë udhëheqësit politikë mbajnë përgjegjësinë e veçantë e të mos vënit të jetës së qytetarëve në rrezik”, përfundon qëndrimi i Ashtonit lidhur me procesin e 8 Majit në tërësi dhe zhvillimet e fundit.

Deklarata e plotë në anglisht e Catherine Ashton:

Statement by High Representative Catherine Ashton regarding certain aspects of the municipal elections in Albania

Catherine Ashton, the High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy/Vice-President of the Commission, made the folloëing statement today:

"Following the vote on 8 May, we have been observing the vote count and ëaiting for the publication of official results, before making a final assessment.

The narrow result in the mayoral elections in Tirana means that both sides need to reach out, overcome differences and find solutions. Developments today have shoën the fragility of the political situation.

I urge all political leaders in Albania and in the city of Tirana to support the finalisation of the election process calmly, constructively and with a focus on the future. This must be done ëithin the existing institutions and ëithin existing legal frameëork, rules and practices.

All political leaders carry a particular responsibility not to put lives of citizens at risk."

n.e/NOA

KOMENTE