English

Berisha: Rama u vetëshpall fitimtar, por KQZ jep vetëm rezultatin final

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Kryeministri Berisha në daljen e pak minutave më parë, reagoi lidhur me zhvillimet e këtyre 4 ditëve të fundit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, vendi dhe kombi kaloi një proces zgjedhor ndër më dinjitozët në tërë historinë e tij, një proces zgjedhor në të cilin në prani të mijëra vëzhguesve vendas e të huaj qytetarët shqiptar votuan jo me votë në lule të ballit por me votën e zemrës për atë që deshën, për partinë e tyre dhe platformën e tyre.

Ai e cilësoi vlerësimin e tyre në një sistem ndër më transparentët që ekziston deri më sot, pasi tha ai këto vota u numëruan para të gjithë shqiptarëve, madje pati kuti të cilat u numëruan nga mbarëshqiptarët e ndërkombëtarët.

“Në rast se votat, numërimi, procesi në të gjithë vendin nuk shënoi as edhe konfliktualitetin më të vogël, Rama bëri të kundërtën. Më datë 14 maj të 11 minibashkitë e Tiranës përfunduan numërimin e votave dhe dhanë një rezultat i cili në momentin më të fundit, madje dhe pas mbylljes së numërimit nxori kandidatin e PS me 10 vota para. Ligji shqiptar i zgjedhjeve, nuk ka autorizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultat paraprak apo të përkohshëm, por de facto teknologjia e numërimit të votave e jep këtë automatikisht. Ky rezultat nuk është vënë në diskutim as edhe një herë të vetme nga askërkush, ky rezultat është shpallur nga kryetari i KQZ, në daljen e tij televizive si rezultat paraprak, por nuk u shpall zyrtarisht, pasi ligji shqiptar e autorizon KQZ të shpallë vetëm rezultat përfundimtar, vetëm pas përfundimit të sistemit të ankesave”, deklaroi kreu i qeverisë.

Më tej ai theksoi se ky ligj është hartuar nga PD dhe PS me ekspertë te tyre, por shtoi ai më datë 14 maj, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi veten fitimtar dhe në ligjëratën e tij të gjatë nuk përmendi qoftë edhe njëherë të vetme rezultatin përfundimtar, nuk tha as edhe një herë të vetme se do presë rezultatin përfundimtar, ndërsa kandidati Basha u shpreh qartë se do pres dëgjimin e zërit të çdo qytetari dhe se në rast se pas kësaj zoti Rama do të dilte fitues ai do e uronte atë publikisht. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE