English

Berisha: Ti lemë mënjanë ultimatumet, qytetarët të ndalin veprimet e verbra

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- (Update) Kreu i qeverisë Sali Berisha, duke shprehur qëndrimin e tij për situatën e krijuar ditëve të fundit në vend, u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin veprime brutale.

Duke iu drejtuar kreut të socialistëve Edi Rama, i bëri thirrje që të ndalë ultimatumet e mos ti ndaj qytetarët në socialistë e demokratë.

“Ftoj qytetarët shqiptar të mos ndërmarrin veprime të verbra kundrejt institucioneve, sepse gjëja më e fundit që mund të realizojnë është të marrin mandate mbi shkrumën e fletëve të votimit. Të rrethosh 7 burra dhe 1 zonjë dhe punonjësit e tjerë të cilët po bëjnë punë në përputhje me ligjin, u them atyre se qeveria dhe shteti është i fuqishëm, i them zotit Rama të heqë dorë nga çdo vendim që mund ti cenojë ata, pasi ata janë shërbëtorët e ligjit dhe shtetit, ka një proces zgjedhor të cilin e kemi pranuar dhe votuar bashkërisht le ta ndjekim dhe ti lëmë mënjanë ultimatumet”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më tej ai vijoi duke i thënë kryesocialistit Rama, se populli në Shqipëri nuk ka vetëm socialistë por ka dhe të tjerë që në votimin e fundit, votuan maxhorancën e tyre.

Në përfundim ai ftoi qytetarët që të mos vihen në shërbim duke mbyllur kutitë apo duke i djegur ato, pasi shtoi kreu i qeverisë me votat merren institucionet përkatëse.

Berisha theksoi gjithashtu se 300 votat e kontestuara mund të ndryshojnë rezultatin, por pavarësisht kësaj, maxhoranca ngelet e vendosur të njohë cilindo fitues.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Artur03:51 - 20 Maj 2011
    Per mendimin tim esht koha qe Sali berisha te ik nga ajo detyr edhe mos ta coj popollin ne gjendje lufte se plot 20 vite me genjeshtra jam kundra Sali berishes Edi rames e te gjith njerzit qe kan punuar per komonizmin to legena ska ven aty