English

Bie Avioni, 22 pasagjerë të vdekur

Buenos Aires, 19 maj, NOA – Si rezultat i rrëzimit të një avioni në Patagoni, Argjentinë kanë mbetur të vdekur 22 persona. Para rrëzimit pilotët e linjës ajrore Saab 340 kishin nisur një mesazh emergjent, vetëm 42 minuta pas nisjes.

"Askush nuk u gjet i gjallë", ka thënë për mediat lokale Ismael Ali, drejtori i spitalit Los Menucos në provincën jugore të Rio Negro.

"Çdo gjë ishte shkatërruar dhe djegur", ka shtuar ai.

KOMENTE