Durrës, 19 maj 2011 NOA – Bllokimi i rrugëve sot si solidarizim me thirrjen e drejtuesve të PS për revolta popullore ka bërë që strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës të kryejnë veprimet e para hetimore, i thanë agjencisë NOA burimet zyrtare nga kjo drejtori.
Policia ka vendosur për procedim penal në gjendje të lirë për veprat penale të organizimit e pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme dhe pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Gjithçka erdhi pasi në orën 15.00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, morën informacion mbi bllokimin e rrugës interurbane Kurbin-Tiranë, (vetëm korsia me këtë sens lëvizjeje) në fshatin Derven Fushë Krujë.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, u konstatua se një grup personash lëvizte në gjithë gjerësinë e kësaj korsie duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aks.
Pas negocimit të shërbimeve të Policisë me pjesëmarrësit, këta të fundit pas rreth 10-15 minutash u larguan vullnetarisht duke mundësuar kështu zhbllokimin e trafikut.
Disa nga pjesëmarrësit në këtë protestë janë identifikuar nga policia janë si më poshtë:
1-Artur Bushi, 36 vjeç, banues në Thumanë Krujë.
2-Gjon Bardhi, 43 vjeç, banues në Larushk Krujë.
3-Bekim Rryçi, 39 vjeç, banues në Thumanë Krujë.
4-Afrim Zira, 25 vjeç, banues në Thumanë Krujë.
5-Luan Cena, 41 vjeç, banues në Arameras Krujë.
6-Gezim Cena, 37 vjeç, banues në Arameras Krujë.
7-Alfred Karaj, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.
8-Petrit Bafti, 43 vjeç, banues në Thumanë Krujë.
9-Kujtim Leka, 43 vjeç, banues në Tumanë Krujë.
10-Bajram Ylli, 53 vjeç, banues në Borizanë Krujë.
11-Gëzim Zogu, 44 vjeç, banues në Luz Krujë.
12-Fatos Bushi, 31 vjeç, banues në Thumanë Krujë.
13-Nazmi Bafti, 44 vjeç, banues në Thumanë Krujë.
Po kështu, ditën e sotme, datë 19.05.2011, nga ora 12.30-14.30, në autostradën Durrës-Tiranë u zhvillua një manifestim i paligjshëm i cili shkaktoi bllokimin për rreth 2 orë të këtij aksi. Lidhur me zhvillimin e kësaj proteste u identifikuan dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas si më poshtë:
1-Polikron Lekaj, 45 vjeç, banues në Durrës.
2-Adrian Gura, 45 vjeç, banues në Durrës.
3-Ylli Muca, 41 vjeç, banues në Durrës.
4-Luan Luto, 56 vjeç, banues në Durrës.
5-Asllan Kërtusha, 25 vjeç, banues në Durrës.
Policia tha se po vazhdon puna nga ana e strukturave për hetimin e krimeve në drejtim të saktësimit të gjeneraliteteve të këtyre shtetasve, identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në këto protesta të paligjshme dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale lidhur me këtë ngjarje.
Kurse njoftoi se materialet proceduriale do t?i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Krujë e Durrës.
e.t/NOA