Rome, 19 maj 2011 NOA - Palëve politike qe marrin pjese ne garën elektorale i rekomandojmë maturi ne deklaratat dhe ne veprimet. Kërkesa erdhi sonte përmes një deklarate e Ministrit te Puneve te Jashteme te Italise Franco Frattini, si një reagim mbi zgjedhjet administrative shqiptare dhe zhvillimet pas tyre.
Fratin në prononcimin e tij të posaçëm thotë se qeveria italiane ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, duke marre pjese në mënyrë aktive në misionin monitorues ndërkombëtar.
Kurse konstaton se ngjarjet e këtyre ditëve ne te cilat jemi dëshmitarë na çojnë të shpresojmë se organet shtetërore përgjegjëse për kryerjen e duhur të procesit zgjedhor te zhvillojnë detyrën e tyre me efikasitet dhe paanshmëri.
Ndaj z.Fratini thotë më tej: “Palëve politike qe marrin pjese ne garën elektorale i rekomandojmë maturi ne deklaratat dhe ne veprimet. Duhet qe të gjithë të angazhohen me qellim qe siguria e publikut në territorin shqiptar te jete e respektuar dhe e garantuar”.
Në vijim, Fratini thekson se Italia gjithmonë ka mbështetur procesin politik demokratik që ka çuar Shqipërinë për të ndërmarrë rrugën e vet të integrimit evropian, ndërsa pak dite me pare festuam përvjetorin e dytë të hyrjes së Tiranës në NATO.
Ministri i Jashtëm Fratini duke mbyllur deklaratën e tij, shpreson që “në interes të vetë vendit, Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt Europës, duke treguar përgjegjësi dhe të pjekuri politike”.
e.t/NOA